2014-03-04
    Ballkan Forum Email Chat Shqiptaret Gazeta Televizione Reklamat
    Banka Bursa Bashkia Kryeministra Instat Gjyqesori Millennium  
POLITIKA
Pozita
Opozita
Parlament
Presidence
Zgjedhjet
Politika e jashtme
KRONIKA
Lajmi i dites
Lajme nga rrethet
Prokukori
Gjykate
Policia
EKONOMI
Biznes
Finance
Investime
Bankat
SOCIALE
Bashkia
Shendetesi
Arsimi
Turizmi
Trotuar
Reportazhe
Personazh
KULTURE
Monumente
Muzika
Arti
Galeri
Kinema
Libri
BOTA
Emigrantet
Lajme nga rajoni
Lajme nga bota
Diplomaci
SPORTI
Sporte vendi
Sporte bote
Legjionarėt
**Gjermani 2006**
“Athina 2004”
OPINIONE
Analize
Koment
Opinion
Dosier
Speciale
Letrat e Lexuesve



Lajme nga Pozita

Ndėrtuesit: “Projektligji nuk zgjidh problemin e lejeve”
Shoqata kėrkoi qė KRRT tė zbatojė ligjin dhe tė zgjatet afati pėr dorėzimin e projektit pėrfundimtar

Autori i Lajmit: Suela Topi
“Ne duam tė respektohet afati dhe jemi dakord me ndryshimet e bėra, por pėr ne rėndėsi ka produkti final, pra marrja e lejeve tė ndėrtimit dhe kėtu ngėrēi ėshtė tek KRRT, e cila nuk mblidhet”,- tha Luigj Aleksi

Ndryshimet e bėra nė ligjin e Urbanistikės nuk zgjidhin problemin e lejeve tė ndėrtimit. Ky konkluzion ėshtė nxjerrė dje nga Shoqata e Ndėrtuesve, e cila ishte e pranishme nė Komisionin e Veprimtarisė Prodhuese, Tregtisė dhe Mjedisit ku po diskutohej projektligji i ri. Ndėrtuesit u shprehėn pro shkurtimit tė afateve pėr dhėnien e lejes sė ndėrtimit, por, sipas tyre, pėrsėri ky problem nuk zgjidhet pėrfundimisht, sepse ngec tek Kėshilli i Rregullimit tė Territorit, i cili jep pėrfundimisht lejen. Dhe vetė pėrfaqėsuesit e Qeverisė ishin dakord me kėtė vėrejtje tė ndėrtuesve. Marin Biēoku pohoi se ky shqetėsim ėshtė mė se real, sepse KRRT shpesh nuk respekton afatin. Ai sqaroi se nė ligj saktėsohet qė KRRT tė mblidhet njė herė nė muaj, por shpesh kjo gjė nuk ndodh dhe ka zvarritje. Madje, sipas tij, mund tė shtoheshin disa nene procedurale pėr tė sqaruar mė mirė momentin e thirrjes sė mbledhjes sė KRRT-sė dhe zhvillimin e saj duke nxitur nė njė farė mėnyrė edhe marrjen e vendimit. Edhe pse nė kėtė pikė ai shtoi se pushteti lokal ėshtė pushtet mė vete dhe te vendimi i kreut tė KRRT-sė nuk mund tė ndėrhyhet. Njė tjetėr pikė e kontestuar nga ndėrtuesit ishte afati pėr dorėzimin e projektit pėrfundimtar pas marrjes sė lejes sė ndėrtimit.
Diskutimet
Nga diskutimet e djeshme nė Komisionin e Veprimtarisė Prodhuese ėshtė pranuar se projektligji i urbanistikės qė parashikon pranimin e heshtur nė rast tė mosrespektimit nga bashkitė dhe komunat nuk zgjidh ngėrēin e lejeve tė ndėrtimit. Pėrfaqėsuesit e qeverisė deklaruan se afati ligjor prej 45 ditėsh funksionon vetėm pėr zyrėn teknike pranė pushtetit vendor dhe jo pėr Kėshillat e Rregullimit tė Territorit. E thėnė ndryshe, nė rast se zyra teknike nuk kalon brenda kėtij afati dosjen pėr miratim, atėherė ajo quhet e mirėqenė dhe kalon nė KRRT. Por projektligji nuk parashikon asnjė detyrim pėr miratimin e lejeve tė ndėrtimit nga Kėshillat e Rregullimit tė Territorit. “Ne duam tė respektohet afati dhe jemi dakord me ndryshimet e bėra, por pėr ne rėndėsi ka produkti final, pra marrja e lejeve tė ndėrtimit dhe kėtu ngėrēi ėshtė tek KRRT, e cila nuk mblidhet”, - tha Luigj Aleksi, njėri prej pėrfaqėsuesve tė Shoqatės sė Ndėrtimit. Sipas tij, ligji heq afatet procedurale ose i shkurton ato, por jo afatet vendimmarrėse, ēka pengon realisht dhe marrjen e lejes sė ndėrtimit. Lidhur me kėtė shqetėsim, kėshilltari i Kryeministrit pėr ēėshjet tė infrastrukturės, Flamur Kuēi, sqaroi se me ndryshimet e bėra, qeveria synon qė tė nxitė komunat dhe bashkitė qė tė mos i lėnė dosjet tė flenė , pra tė mos ketė pengesa administrative. “Problematika dhe realiteti na thotė se ka projekte me nga dy-tre vjet qė presin pėr miratim. Pėr tė evituar kėtė situatė, bėmė kėtė ndryshim qė brenda 45 ditėve detyrojmė bashkitė ose komunat qė tė marrin kėrkesėn pėr miratim. Ne fusim gjithashtu konceptin e miratimit tė heshtur, ēka do tė thotė se, nėse brenda 45 ditėve nuk pėrgjigjet, do tė thotė se ėshtė miratuar”, - tha ai. Kuēi shtoi se po mundohen tė nxisin dhe KRRT-nė qė tė mblidhet njė herė nė muaj, prandaj kjo gjė ėshtė parashikuar dhe nė ligj. Kjo gjė u theksua dhe nga pėrfaqėsusi i KRRTRSH-sė, Marin Biēoku. “Ėshtė real shqetėsimi i ndėrtuesve, sepse KRRT nuk respekton afatin ligjor. Por ne nuk mund tė ndėrhyjmė nė vendimmarrjen e kryetarit tė KRRT-sė, sepse bashkia apo komuna ėshtė pushtet mė vete”, - tha ai. Ndėrsa drejtoresha e Bashkisė sė Tiranės, Majlinda Dhuka, saktėsoi se parimi i heshtur ėshtė koncept administrativ dhe jo vendimmarrės, pra vlen vetėm pėr bashkitė e komunat dhe jo pėr KRRT-nė. Ndėrtuesit kėrkuan gjithashtu qė tė zgjatej afati pėr dorėzimin e projektit pėrfundimtar nga ana e tyre pas marrjes sė lejes sė ndėrtimit. Nė draftin e paraqitur ky afat ishte 30 ditė. Me konsensusin e palėve u ra dakord qė afati tė jetė 60 ditė. Po me konsensus kanė kaluar katėr nenet e para tė ligjit, ndėrsa pritet qė sot tė votohen nenet e tjera dhe ligji nė tėrėsi. Pėrfaqėsuesit e qeverisė kanė deklaruar se projektligji i urbanistikės parashikon vetėm njė rregullim tė pėrkohshėm tė problemit tė lejeve tė ndėrtimit, pasi sipas tyre, sė shpejti, do tė kalojė pėr miratim projektligji pėr planifikimin e territorit, nė tė cilin do tė pėrcaktohen sanksione nė rast tė mosmbledhjes sė KRT-ve sipas afateve ligjore.

Ky lajm ėshtė publikuar: 11/02/2009


  KERKO TEK BALLKAN

POLITIKA

RTSH, Komisioni i Medias bllokon procesin, nė pritje tė njė marrėveshje


Ministria e Bujqėsisė: Karburant me ēmim 100 lekė litri pėr fermerėt


Basha: Opozita do jetė e pranishme nė kuvend


Spiropali: U arkėtuan 10 miliard e 177 milionė lekė


Ligjet, seancė dėgjimore pėr trajtimin e tė burgosurve



Koment

Dėmton politika e keqe pa emėrues tė pėrbashkėt


I tillė ishte Azem Hajdari


Tė hiqet imuniteti ligjor pėr njerėzit e zgjedhur nė pushtet!


FATI , PĖR FATZINJTĖ...


Korrupsioni ėshtė rreziku i njė shoqėrie pėr dėshtim!



KRONIKA

Arrestohet grupi kriminal, 13 nė pranga, 2 nė kėrkim


Gjyqi ndaj meje i montuar pėr qėllime politike, tė pushohet


Gėrdeci, lirohet Ylli Pinari ishte dėnuar me 15 vite burg


Tiranė, eksploziv banesės sė biznesmenit, plagoset njė vajzė


Kapen me 450 kg drogė, nė pranga 2 persona


2001-2004 Ballkan.com
Te gjitha te drejtat e rezervuara "Ferano Group" Sh.p.k
Programuar nga Shqiperia.Com
Adresa e Redaksisë:
Rruga e Durresit, Nr 61, Tirane, Shqiperi
Tel / Fax: +355 4 229 954